Prezantimi i Databazes se Iso-polifonise ne MTKRS | ||
U prezantua në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve databaza e iso-polifonisë si pjesë e rëndësishme në ruajtjen e trashëgimisë shpirtërore. Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Z.Aldo Bumçi e vlerësoi këtë nismë duke theksuar gjithashtu rëndësinë që ka katalogimi dhe ruajtja e vlerave të trashëgimisë shpirtërore. Eshtë detyrë e jona shtoi ai që pasurinë e trashëguar ndër shekuj ta konservojmë dhe dixhitalizojmë në mënyrë që këtë pasuri shpirtërore të popullit ta përçojmë në të ardhmen me metoda bashkëkohore. Duke pasur parasysh shtoi ministri, se sa e pasur është Shqipëria me vlera të trashëgimisë kulturore, ky është vetëm fillimi i punës për vlerësimin e kësaj trashëgimie përmes formave të regjistrimit dhe katalogimit. Ndërsa Akademiku Vaso Tole tha se përmes këtij sistemi të dhënash do të rriten kapacitetet për ruajtjen dhe transmetimin e iso-polifonisë duke ju ardhur në ndihmë institucioneve të ndryshme, specialistëve të fushës, publikut të interesuar etj. Iso-polifonia është pjesë e " Representative List of the Intangible Cultural Heritage of Humanity"-UNESCO, 25 Nov 2005 dhe pjesë e listës kombëtare të "Kryeveprave të trashëgimisë kulturore shpirtërore", 29 Shtator 2010. |
||